Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 109:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,

2. sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

3. më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

4. Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

5. Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

6. Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 109