Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 108:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

2. Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.

3. Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.

4. Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejt, dhe e vërteta jote deri te retë.

5. Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejt dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,

6. me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.

7. Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.

8. Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 108