Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 107:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

2. Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

3. dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

4. Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vende të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.

5. Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.

6. Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

7. dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

8. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 107