Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 107:1-17 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

2. Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

3. dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

4. Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vende të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.

5. Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.

6. Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

7. dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

8. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

9. Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.

10. Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhirë,

11. sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;

12. prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.

13. Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,

14. i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.

15. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,

16. sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.

17. Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 107