Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 104:23-34 Bibla Shqip (ALBB)

23. Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.

24. Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.

25. Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;

26. e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të.

27. Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.

28. Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.

29. Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.

30. Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.

31. Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;

32. ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

33. Unë do t'i këndoj Zotit derisa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim derisa të jem.

34. Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 104