Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 103:11-17 Bibla Shqip (ALBB)

11. Sepse sa të lartë janë qiejt mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.

12. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.

13. Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.

14. Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.

15. Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;

16. në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.

17. Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 103