9. Sepse e ha hirin si buka dhe përziej lotët me atë që pi.
10. Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.
11. Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.
12. Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.
13. Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.
14. Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.
15. Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,
16. kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.
17. Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
18. Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,
19. sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,
20. për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
21. me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,