Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 101:3-8 Bibla Shqip (ALBB)

3. Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.

4. Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen.

5. Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.

6. Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im.

7. Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.

8. Çdo mëngjes do të asgjësoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 101