Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Predikuesi 6:8-12 Bibla Shqip (ALBB)

8. Ç'përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç'përfitim ka i varfri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?

9. Është më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

10. Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç'është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai.

11. Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?

12. Kush e di në fakt ç'është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t'i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?

Lexoni kapitullin e plotë Predikuesi 6