Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Predikuesi 4:10-16 Bibla Shqip (ALBB)

10. Në fakt në se rrëzohen, njëri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrejë!

11. Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t'ia bëjë të ngrohet?

12. Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t'i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.

13. Është më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime.

14. Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij.

15. I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t'u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit.

16. Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

Lexoni kapitullin e plotë Predikuesi 4