Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Predikuesi 11:8-10 Bibla Shqip (ALBB)

8. Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t'i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.

9. Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.

10. Elimino nga zemra jote trishtimin, dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.

Lexoni kapitullin e plotë Predikuesi 11