Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Predikuesi 10:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

13. Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

14. Edhe sikur budallai t'i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t'i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

15. Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

16. Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!

17. Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t'u dehur!

18. Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.

19. Një banket shtrohet për t'u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.

20. Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.

Lexoni kapitullin e plotë Predikuesi 10