Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Predikuesi 10:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.

2. Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.

3. Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.

4. Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;

5. Është një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;

6. marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vende të ulëta.

7. Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.

8. Kush çel një gropë mund të bjerë brenda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.

9. Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.

10. Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t'ia dalë gjithnjë mbarë.

11. Në qoftë se gjarpri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

Lexoni kapitullin e plotë Predikuesi 10