Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Osea 6:4-11 Bibla Shqip (ALBB)

4. "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt.

5. Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind.

6. Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se holokaustet.

7. Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen, kanë vepruar me mashtrim ndaj meje.

8. Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak.

9. Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme.

10. Në shtëpinë e Izraelit pashë diçka të neveritshme: atje kurvërohet Efraimi, atje ndotet Izraeli.

11. Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria".

Lexoni kapitullin e plotë Osea 6