Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Osea 5:8-15 Bibla Shqip (ALBB)

8. I bini bririt në Gibeah, i bini borisë në Ramah, jepni alarmin në Beth-Aven; armikun e ke prapa krahëve të tua, o Beniamin.

9. Efraimi do të shkretohet ditën e ndëshkimit; midis fiseve të Izraelit unë të bëj të ditur një gjë të sigurt.

10. Krerët e Judës janë si ata që zhvendosin kufijtë; unë do ta derdh zemërimin tim mbi ta si uji.

11. Efraimi është një shtypës dhe një shkelës i drejtësisë, sepse ka ndjekur me vendosmëri urdhrat njerëzore.

12. Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si kalbësirë.

13. Kur Efraimi pa sëmundjen e tij dhe Juda plagën e tij, Efraimi shkoi në Asiri dhe i dërgoi lajmëtarë mbretit Jareb; megjithatë ai nuk mund t'ju shërojë as t'ju mjekojë plagën.

14. Sepse unë do të jem për Efraimin si një luan dhe për shtëpinë e Judës si një luan i vogël; unë, unë vetë do ta shqyej dhe do të largohem; do të marr me vete prenë dhe askush nuk do të ma heqë.

15. Do të kthehem në vendin tim derisa të njohin që janë fajtorë dhe do të kërkojnë me siguri fytyrën time; në mjerimin e tyre do të më kërkojnë me zell".

Lexoni kapitullin e plotë Osea 5