Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Osea 13:5-16 Bibla Shqip (ALBB)

5. Unë të njoha në shkretëtirë, në tokën e thatësirës së madhe.

6. Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar.

7. Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;

8. do t'i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t'u çaj kafazin e kraharorit; do t'i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t'i shqyejnë.

9. Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate.

10. Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshe: "Nëm një mbret dhe disa krerë"?

11. Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.

12. Paudhësia e Efraimit është mbyllur në vend të të sigurt, mëkati i tij mbahet i fshehur.

13. Dhembje grash që lindin do të vinë mbi të. Është një bir pa mend, sepse nuk duhet të qëndrojë gjatë në vendin ku dalin fëmijët.

14. Unë do t'i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t'i shpëtoj nga vdekja. O vdekje, unë do të jem murtaja jote. O Sheol, unë do të jem shkatërrimi yt. Pendimi është fshehur nga sytë e mi.

15. Edhe në rast se është frytdhënës midis vëllezërve të tij, do të vijë nga shkretëtira era e lindjes, do të ngrihet nga shkretëtira era e Zotit, atëherë burimi i tij do të thahet, gurra e tij do të shterojë. Ai do të plaçkitë thesarin e çdo ene të çmuar.

16. Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t'u çajnë barkun".

Lexoni kapitullin e plotë Osea 13