4. "Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.
5. Unë të njoha në shkretëtirë, në tokën e thatësirës së madhe.
6. Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar.
7. Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;
8. do t'i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t'u çaj kafazin e kraharorit; do t'i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t'i shqyejnë.
9. Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate.
10. Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshe: "Nëm një mbret dhe disa krerë"?