Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:85-88 Bibla Shqip (ALBB)

85. çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, sipas siklit të shenjtërores;

86. të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, sipas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.

87. Shuma e kafshëve për holokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.

88. Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7