59. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.
60. Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit.
61. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
62. një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
63. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,