Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:47-58 Bibla Shqip (ALBB)

47. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.

48. Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.

49. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

50. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

51. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

52. një kec si flijim për mëkatin,

53. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.

54. Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.

55. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

56. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

57. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

58. një kec si flijim për mëkatin

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7