Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:40-48 Bibla Shqip (ALBB)

40. një kec si flijim për mëkatin

41. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.

42. Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit.

43. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

44. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

45. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

46. një kec si flijim për mëkatin

47. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.

48. Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7