Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:4-14 Bibla Shqip (ALBB)

4. Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

5. "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh levitëve, secilit sipas shërbimit që ka".

6. Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha levitëve.

7. Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit sipas shërbimit të tyre;

8. katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit sipas shërbimit të tyre, nën mbikëqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;

9. por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.

10. Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

11. Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

12. Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

13. ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

14. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7