Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:30-39 Bibla Shqip (ALBB)

30. Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.

31. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

32. një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

33. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

34. dhe një kec si flijim për mëkatin

35. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.

36. Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.

37. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

38. një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

39. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7