Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:25-36 Bibla Shqip (ALBB)

25. Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

26. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

27. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

28. një kec si flijim për mëkatin

29. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.

30. Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.

31. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

32. një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

33. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

34. dhe një kec si flijim për mëkatin

35. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.

36. Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7