Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:2-18 Bibla Shqip (ALBB)

2. Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë

3. dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.

4. Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

5. "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh levitëve, secilit sipas shërbimit që ka".

6. Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha levitëve.

7. Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit sipas shërbimit të tyre;

8. katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit sipas shërbimit të tyre, nën mbikëqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;

9. por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.

10. Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

11. Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

12. Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

13. ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

14. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

15. një dem të vogël, një dash, një qengj motak si holokaust,

16. një dhi si flijim për mëkatin

17. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.

18. Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7