Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 7:10-23 Bibla Shqip (ALBB)

10. Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

11. Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

12. Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

13. ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

14. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

15. një dem të vogël, një dash, një qengj motak si holokaust,

16. një dhi si flijim për mëkatin

17. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.

18. Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.

19. Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

20. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

21. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

22. një kec si flijim për mëkatin

23. dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 7