Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 4:10-22 Bibla Shqip (ALBB)

10. pastaj do ta vënë shandanin me të gjithë veglat e tij në një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do ta vendosin mbi një bartinë.

11. Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

12. Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t'i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t'i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t'i vendosin mbi një bartinë.

13. Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;

14. mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenët, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

15. Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t'i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të transportojnë.

16. Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".

17. Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

18. "Kini kujdes që klani i familjeve të kehathitëve të mos shfaroset në mes të levitëve;

19. bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t'i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.

20. Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".

21. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

22. "Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 4