Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:7-13 Bibla Shqip (ALBB)

7. Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtrat tuaj; nuk do të bëni asnjë punë,

8. dhe do të ofroni si holokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,

9. me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

10. një të dhjetë për secilin nga të shtatë qengjat,

11. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, holokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

12. Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.

13. Do të ofroni si holokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29