Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:37-40 Bibla Shqip (ALBB)

37. me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

38. dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.

39. Këto janë flijimet që do t'i ofroni Zotit në festat tuaja të caktuara (përveç ofertave për kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si holokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja të falënderimit".

40. Dhe Moisiu u referoi bijve të Izraelit të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29