Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:32-40 Bibla Shqip (ALBB)

32. Ditën e shtatë do të ofroni shtatë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

33. bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

34. dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

35. Ditën e tetë do të keni një asamble solemne; nuk do të kryeni atë ditë asnjë punë të rëndë,

36. dhe do të ofroni si holokaust, si flijim të përjetshëm të bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, pa të meta,

37. me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

38. dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.

39. Këto janë flijimet që do t'i ofroni Zotit në festat tuaja të caktuara (përveç ofertave për kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si holokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja të falënderimit".

40. Dhe Moisiu u referoi bijve të Izraelit të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29