Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:25-34 Bibla Shqip (ALBB)

25. dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

26. Ditën e pestë do të ofroni nëntë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

27. me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

28. dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të ushqimit dhe të libacionit të tij.

29. Ditën e gjashtë do të ofroni tetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja pa të meta,

30. me blatimet e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

31. dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

32. Ditën e shtatë do të ofroni shtatë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

33. bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

34. dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29