Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:16-27 Bibla Shqip (ALBB)

16. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.

17. Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,

18. me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

19. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.

20. Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

21. bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

22. dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç holokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

23. Ditën e katërt do të ofroni dhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

24. bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre sipas normave të caktuara,

25. dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

26. Ditën e pestë do të ofroni nëntë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

27. me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29