Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:14-20 Bibla Shqip (ALBB)

14. me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,

15. një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,

16. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.

17. Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,

18. me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, sipas normave të caktuara,

19. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.

20. Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29