Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 29:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë; do të jetë për ju dita e rënies së borive.

2. Do të ofroni si holokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë pa të meta,

3. bashkë me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj; tri të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

4. dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

5. dhe një kec, si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju,

6. përveç holokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, holokaustit të përjetshëm me blatimin e tij ushqimor, sipas normave të caktuara. Do të jetë një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

7. Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtrat tuaj; nuk do të bëni asnjë punë,

8. dhe do të ofroni si holokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 29