Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 28:17-31 Bibla Shqip (ALBB)

17. Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.

18. Ditën e parë do të mbahet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë;

19. por do t'i ofroni si flijim të bërë me zjarr një holokaust Zotit: dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë, të cilët nuk duhet të kenë të meta,

20. së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;

21. Do të ofroni një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat,

22. dhe do të ofroni një cjap si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju.

23. Do të ofroni këto flijime përveç holokaustit të mëngjesit, që është një holokaust i përjetshëm.

24. Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. Do të ofrohet, përveç holokaustit të përjetshëm, bashkë me blatimin e tij.

25. Ditën e shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë.

26. Ditën e marrjes së prodhimit të parë, kur do t'i paraqisni Zotit një blatim të ri ushqimor, në festën tuaj të javëve, do bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të kryeni asnjë punë të rëndë.

27. Atëherë do të ofroni si holokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,

28. me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,

29. dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

30. do të ofroni edhe një kec për të kryer shlyerjen për ju.

31. Do të ofroni këto flijime, veç holokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 28