Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 22:8-17 Bibla Shqip (ALBB)

8. Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natën këtu dhe do t'ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë". Kështu princat e Moabit mbetën me Balaamin.

9. Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: "Ç'janë këta njerëz që janë me ty?".

10. Dhe Balaami iu përgjigj Perëndisë: "Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, më ka çuar fjalë:

11. "Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t'ia dal ta mund dhe ta dëboj"".

12. Dhe Perëndia i tha Balaamit: "Ti nuk do të shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atë popull, se është një popull i bekuar".

13. Kështu Balaami u ngrit në mëngjes dhe u tha princërve të Balakut: "Kthehuni në vendin tuaj, sepse Zoti nuk më dha leje të vij me ju".

14. Pas kësaj princat e Moabit u ngritën, u kthyen te Balaku dhe thanë: "Balaami nuk pranoi të vijë me ne".

15. Atëherë Balaku dërgoi përsëri disa princa, në një numër më të madh dhe më të rëndësishëm në krahasim me të parët.

16. Ata erdhën te Balaami dhe i thanë: "Kështu thotë Balaku, bir i Tsiporit: "Asgjë nuk duhet të të ndalë të vish tek unë,

17. sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua"".

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 22