30. Por ne i qëlluam me shigjeta; Heshboni është shkatërruar deri në Dibon. Kemi shkretuar gjithçka deri në Nofah, që ndodhet pranë Medebas".
31. Kështu Izraeli u vendos në vendin e amorenjve.
32. Pastaj Moisiu dërgoi njerëz për të vëzhguar Jaazerin, dhe kështu izraelitët pushtuan qytetet e territorit të tij dhe përzunë amorenjtë që ndodheshin aty.
33. Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitën në rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundër tyre me gjithë njerëzit e tij për t'u ndeshur në Edrej.
34. Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë e lë në duart e tua me gjithë njerëzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siç ke trajtuar Sihonin, mbretin e amorenjve që banonte në Heshbon.
35. Kështu izraelitët e mundën atë, bijtë e tij dhe tërë popullin e tij, derisa nuk mbeti asnjë i gjallë, dhe pushtuan vendin e tij.