Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 21:12-27 Bibla Shqip (ALBB)

12. U nisën që këtej dhe u vendosën në luginën e Zeredit.

13. Pastaj u nisën që këtej dhe u vendosën në krahun tjetër të Arnonit, që rrjedh në shkretëtirë dhe vjen nga kufijtë e amorenjve; sepse Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe amorenjve.

14. Për këtë në Librin e Luftërave të Zotit thuhet: "Vaheb në Sufah, luginat e Arnonit

15. dhe tatëpjeta e luginave që shkon deri në banesat e Arit dhe që mbështetet në kufirin e Moabit".

16. Dhe që këtej shkuan në Beer, që është pusi për të cilin Zoti i pat thënë Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unë do t'i jap ujë".

17. Atëherë Izraeli këndoi këtë himn: "Buro o pus! I këndoni atij!

18. Pusit, ujin e të cilit princat e kanë kërkuar dhe fisnikët e popullit e kanë gërmuar, duke u mbështetur në fjalën e ligjvënësve, me bastunët e tyre". Pastaj nga shkretëtira shkuan në Matanah;

19. nga Matanahu në Nahaniel; dhe nga Nahanieli në Bamoth,

20. dhe nga Bamothi në luginën që ndodhet në fushën e Moabit, në drejtim të lartësisë së Pisgahut që sundon shkretëtirën.

21. Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë të tij te Sihoni, mbret i amorenjve, për t'i thënë:

22. "Na lejoni të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të hyjmë nëpër arat ose nëpër vreshtat, nuk do pimë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën Mbretërore derisa t'i kalojmë kufijtë e tu".

23. Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij; për më tepër Sihoni mblodhi njerëzit e tij dhe doli kundër Izraelit në shkretëtirë; arriti në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.

24. Izraeli e mundi, duke e kaluar në majën e shpatës, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri në Jakob, deri në kufijtë e bijve të Amonit, sepse kufiri i bijve të Amonit ishte i fortë.

25. Kështu Izraeli pushtoi tërë ato qytete dhe banoi në të gjitha qytetet e amorenjve, në Heshbon dhe në të gjitha qytetet e territorit të tyre,

26. sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të amorenjve, i cili i kishte bërë luftë mbretit të mëparshëm të Moabit dhe i kishte hequr nga dora tërë vendin e tij deri në Arnon.

27. Prandaj poetët thonë: "Ejani në Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet të rindërtohet dhe të fortifikohet!

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 21