Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 2:18-34 Bibla Shqip (ALBB)

18. Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit sipas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

19. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

20. Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

21. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

22. Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;

23. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

24. Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, sipas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.

25. Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit sipas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;

26. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

27. Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;

28. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

29. Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;

30. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

31. Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".

32. Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme sipas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

33. Por levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

34. Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili sipas familjes së tij dhe sipas shtëpisë së etërve të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 2