Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 2:16-26 Bibla Shqip (ALBB)

16. Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, sipas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.

17. Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.

18. Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit sipas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

19. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

20. Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

21. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

22. Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;

23. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

24. Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, sipas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.

25. Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit sipas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;

26. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 2