Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 2:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

2. "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.

3. Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës sipas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

4. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

5. Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

6. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

7. Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;

8. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

9. Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, sipas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.

10. Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit sipas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;

11. dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

12. Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 2