Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 19:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

2. "Ky është statuti i ligjit që Zoti ka urdhëruar, duke thënë: "U thuaj bijve të Izraelit që të sjellin një mëshqerrë të kuqe, pa të meta dhe mbi të cilën nuk është vënë asnjë zgjedhë.

3. Do t'ia jepni priftit Eleazar, që do ta çojë jashtë kampit dhe do ta therë në praninë tuaj.

4. Prifti Eleazar do të marrë me gisht pak gjak të saj dhe do ta spërkasë shtatë herë përpara çadrës së mbledhjes;

5. pastaj do t'i vihet zjarri mëshqerrës para syve të tij; lëkura e saj, mishi i saj, gjaku i saj dhe ndyrësitë e saj do të digjen.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 19