Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 15:3-16 Bibla Shqip (ALBB)

3. do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një holokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t'i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,

4. ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;

5. gjithashtu do t'i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me holokaustin ose flijimin, për çdo qengj.

6. Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,

7. dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.

8. Por në rast se në vend të holokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,

9. së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;

10. dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.

11. Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, sipas numrit që përgatitni.

12. Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.

13. Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t'i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.

14. Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.

15. Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.

16. Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 15