Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 15:12-24 Bibla Shqip (ALBB)

12. Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.

13. Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t'i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.

14. Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.

15. Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.

16. Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".

17. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

18. "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të arrini në vendin ku po ju çoj unë,

19. dhe do të hani bukën e vendit, do t'i paraqisni Zotit një ofertë të lartë.

20. Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do të paraqisni një kulaç si ofertë e lartë; do ta paraqisni si një ofertë e lartë e lëmit.

21. Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t'i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.

22. Në qoftë se keni kryer një mëkat nga padituria dhe nuk keni respektuar të gjitha këto urdhërime që Zoti i ka dhënë Moisiut,

23. të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,

24. në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si holokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të ushqimit dhe libacionin e tij sipas asaj që është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 15