Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 10:16-32 Bibla Shqip (ALBB)

16. ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.

17. Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.

18. Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë sipas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.

19. Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,

20. ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.

21. Pastaj u vunë në lëvizje kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.

22. Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë sipas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.

23. Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,

24. ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.

25. Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë sipas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.

26. Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,

27. ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.

28. Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, sipas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.

29. Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t'jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,

30. Hobabi iu përgjigj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".

31. Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.

32. Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 10