Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 10:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë

2. "Bëj dy bori prej argjendi; do t'i bësh me argjend të rrahur; do t'i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.

3. Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

4. Nën tingullin e njërës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.

5. Kur do t'i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 10