Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 7:61-70 Bibla Shqip (ALBB)

61. Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;

62. bijtë e Delaiahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta.

63. Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzilait, galaaditit, dhe mori emrin e tyre.

64. Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;

65. qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta derisa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin.

66. E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,

67. përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.

68. Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,

69. katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.

70. Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 7