Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 7:6-24 Bibla Shqip (ALBB)

6. Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

7. Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeun, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:

8. bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.

9. Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.

10. Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.

11. Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.

12. Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.

13. Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.

14. Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.

15. Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.

16. Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.

17. Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.

18. Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.

19. Bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë veta.

20. Bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë veta.

21. Bijtë e Aterit, nga familja e Ezekias, nëntëdhjetë e tetë veta.

22. Bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë veta.

23. Bijtë e Bezait, treqind e njëzet e katër veta.

24. Bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë veta.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 7