Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 7:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe levitët u caktuan në funksionet e tyre,

2. komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.

3. Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen derisa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".

4. Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.

5. Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t'i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga

6. Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

7. Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeun, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:

8. bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.

9. Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.

10. Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.

11. Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 7