Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 6:16-19 Bibla Shqip (ALBB)

16. Kur tërë armiqtë tanë e mësuan këtë gjë dhe tërë kombet që na rrethonin e panë, e ndjenë veten shumë të dëshpëruar, sepse e kuptuan që kjo vepër ishte kryer me ndihmën e Perëndisë tonë.

17. Në ato ditë edhe paria e Judës i dërgonte shpesh letra Tobiahut dhe merrte letra prej Tobiahut.

18. Shumë në Judë ishin në fakt të lidhur me të me anë të betimit, sepse ai ishte dhëndër i Shekanijahut, birit të Arahut, dhe biri i tij Jehohanan ishte martuar me bijën e Meshulamit, birit të Berekiahut.

19. Edhe në praninë time ata flisnin mirë për të dhe ia njoftonin fjalët e mia. Dhe Tobiahu dërgonte letra për të më trembur.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 6